Malavi i kërkon Mike Tyson të bëhet ambasadori i kanabisit, reagime dhe kritika

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 13:07 | Sporte të tjera
Malavi i kërkon Mike Tyson të bëhet ambasadori i kanabisit,

Malavi i ka kërkuar Mike Tyson të bëhet ambasadori zyrtar i kanabisit të vendit. BBC raporton se ministri i Bujqësisë, Lobin Low, i dërgoi një letër ftesë ish-kampionit të boksit, duke thënë se legalizimi në Malavi për përdorim mjekësor ka krijuar mundësi të reja.

Tyson, i cili ishte kampion i botës në peshën e rëndë, tani është një sipërmarrës dhe ka investuar në një fermë kanabisi në Shtetet e Bashkuara, por lëvizja e Malavi është kritikuar sepse kampioni u burgos për përdhunim në vitin 1992 dhe u lirua në 1995, më pak se tre vjet më vonë nga dënimi i tij. Grupi i shoqërisë civile në Malavi, Qendra për Përgjegjshmërinë Publike tha në një deklaratë se "nuk arrin të kuptojë pse Malavi do të donte të kishte një përdhunues të dënuar si ambasador të markës, veçanërisht në këtë kohë kur përpjekjet për të frenuar dhunën ndaj grave janë pjesë e agjendës së qeverisë”.

https://a2news.com/2020/11/30/u-rikthye-pas-15-vitesh-ne-ring-tyson-e-pranon-piva-marijuane-perpara-ndeshjes/

Departamenti i Bujqësisë tha se Shoqata Amerikane e Kanabisit po lehtëson marrëveshjen me Tyson dhe kreu i degës së saj në Malavi, Wezi Ngalamila, i tha BBC-së se ish-kampioni e ka pranuar ftesën dhe se marrëveshjet janë duke u zhvilluar për vizitën e tij në vendi.

"Tyson do të punojë me ne", tha ai.

Malavi legalizoi kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për përdorim mjekësor vitin e kaluar dhe Ministria e Bujqësisë e vendit inkurajoi fermerët ta kultivonin atë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/08/14/mike-tyson-shpenzon-40-000-dollare-ne-muaj-per-marijuane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos