Mali i Zi zgjedh kryetaren e parlamentit, qeveria në votëbesim

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 19:59 | Ballkani
Mali i Zi zgjedh kryetaren e parlamentit, qeveria në votëbesim

Parlamenti i Malit të Zi ka zgjedhur kryetaren, Danijela Gjuroviç, gjatë një votimi të mbajtur në Cetinje, aty ku deputetët po debatojnë për t’i dhënë votëbesimin kryeministrit shqiptar Dritan Abazoviç.

Ndërkaq, kryetarja e parlamentit vjen nga Partia Popullore Socialiste (SNP) pro-serbe. Duke iu drejtuar deputetëve pas betimit, Gjuroviq vlerësoi se do të marrë kryesimin e Parlamentit në një moment jashtëzakonisht kërkues dhe të rëndë për Malin e Zi.

Përzgjedhjen e saj votuan 45 nga 81 deputetë në Parlamentin malazez. Nga ana tjetër, kabineti i ri qeveritar që pritet të votëbesohet në parlament pritet të ketë 18 ministri dhe 4 zv/kryeministra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos