“Mallkimi” i burgjeve, a trembet Çipa?

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2018, 14:01 | Kronikë

Drejtori i ri i burgjeve, Stefan Çipa

Askush nuk foli për Arben Çukon në komisionin e sigurisë. Ish-drejtori i burgjeve, dikur anëtar i këtij komisioni është para drejtësisë për akuzën e korrupsionit.

Çfarë thuhej korridoreve të kryesisë mbeti nën zë, tani është radha e vlerësimeve për drejtorin e ri, Stefan Çipa, po ashtu një ish- deputet socialist.

Por me 2 ish drejtorë dhe një zv. drejtor të arrestuar për korrupsion, a tingëllon ky si një post i mallkuar edhe për Stefan Çipën që shkon aty nga detyra e zv. ministrit të brendshëm?

Ish drejtori i burgjeve, 
Arben Çuko

“Këtë detyrë e pres si një sfidë. Jam këtu që bashkë me stafin e drejtorisë së burgjeve të bëjmë më të mirën në zbatim të ligjit. Mallkim ky post? Unë e quaj thjesht detyrë”, nënvizoi Çipa.

Në shtator të këtij viti , ish-drejtori Artur Zoto la qelitë e burgut, pasi ishte dënuar për korrupsion me tenderat e ushqimit të burgosurve. Një muaj më pas, pak ditë pas shkarkimit një tjetër ish drejtor, Arben Çuko, u arrestua së bashku me kolegun e tij ish deputet si bashkëpunëtor i bandës Abdylaj në Shijakut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos