
Rey Manaj është bashkuar me skuadrën e tij të re, Barcelona B, e cila militon në kategorinë e tretë spanjolle, pasi kaloi me sukses edhe testet mjekësore.
Në skuadrën e dytë të Barçës, Manaj ka gjetur edhe një tjetër shqiptar, 19-vjeçarin Labinot Kabashi, i cili është bërë pjesë e ekipeve zinxhir të Barçës që në moshën 11-vjeçare.
Kabashi ka postuar një foto së bashku me Manajn, duke bërë simbolin e “shqiponjës” me duar. (A2 Televizion)