
Pritet vetëm zyrtarizimi, i cili është çështje orësh. Rey Manaj është lojtar i ri i Barcelonës, me sulmuesin shqiptar që do t’i bashkohet ekipit B të gjigantëve katalanas.
Sipas mediave spanjolle, “blaugranat” kanë paguar 3 milionë euro te Albasete për lojtarin kuqezi, ndërsa tani priten vetëm vizitat mjekësore dhe hedhja e firmës në kontratë.
Manaj pranoi t’i bashkohet ekipit të dytë të Barcelonës edhe pse ata luajnë në Kategorinë e tretë spanjolle. Prej moshës së re, 22-vjeçari shqiptar vlerësohet si një investim për të ardhmen, me Manajn që shpreson të ketë shansin e tij për të debutuar edhe me ekipin e parë, tashmë që në krye të stolit është emëruar Quique Setien. (A2 Televizion)