Manastirliu: 20 mijë efektivë të vaksinuar. Brenda qershorit arrijmë 1 milion vaksinime

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 09:57 | Aktualitet
Manastirliu: 20 mijë efektivë të vaksinuar. Brenda qershorit

Rreth 20 mijë efektivë policie janë vaksinuar deri më tani në vendin tonë. Lajmi është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministrja thotë se vaksinimi masiv në të gjithë vendi ka kaluar shifrën e 612 mijëve në total.

Ajo thekson se qeveria është e vendosur të vijojë me ritme të shpejta për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

 “Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar. Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos