
Vijon paraditja në mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, ndërsa pasditja sjell vranësira kalimtare në shtrirjen perëndimore, por vranësira më të zhvilluara në lindje të territorit ku qarqet Kukës, Elbasan dhe Korçë do të kenë momente të shkurtra me shira të dobët gjatë intervalit kohor 14:00 deri 17:00.
Mbrëmja sërish kthjellon motin në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta në mëngjes dhe mesditë, ndërsa dy vlerat ditore në rang vendi luhaten nga 9 në 30 apo 31 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe deri mesatare në det gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa pasditja dhe orët vijuese do të ruajnë drejtimin jugor të erës, por pritet një forcim i lehtë i erës në tokë, më i ndjeshëm forcimi në brigjet detare jugore ku dallgëzimi ngjitet në 3 ballë. (A2 Televizion)