
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “Facebook”, ka ndarë lajmin e mirë se edhe 3 infermiere janë shëruar nga Covid-19, pas testit konfirmues.
Pjesa më e madhe e mjekëve dhe infermierëve janë tashmë plotësisht të shëruar nga Covid-19. Në total deri tani janë shëruar 50 personel shëndetësor.
“Edhe 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga Covid-19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit. Janë 50 personel shëndetësor të shëruar nga Covid-19.
Deri tani janë 410 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me Covid-19”, shkruan Manastirliu. (A2 Televizion)