Manastirliu inspektim në spitalin e Vlorës: Përgatitemi për çdo situatë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 18:53 | Aktualitet
Manastirliu inspektim në spitalin e Vlorës: Përgatitemi për

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu zhvilloi një inspektim në spitalin rajonal të Vlorës, në kuadër të fuqizimit të njësive të terapisë intensive në spitalet rajonale dhe universitare.

"Në fokus të punës tonë është fuqizimi i shërbimeve në spitalet rajonale, me synimin për të ofruar shërbime cilësore afër vendbanimit, por veçanërisht në këtë situatë të epidemisë COVID-19 jemi duke forcuar kapacitetet në të gjithë spitalet universitare dhe rajonale, sa i përket rrjetit të terapisë intensive”, - tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh nga spitali i Vlorës se po merren masat për t’u përgatitur për çdo situatë.

“Kemi rritur kapacitetet në rast të shtimit të rasteve me COVID19, por duhet të përgatisim spitalet rajonale për çdo situatë, pasi, ndërsa trajtimi i pacientëve me COVID është përqendruar në Tiranë, spitalet rajonale duhet t’ju përgjigjen edhe patologjive të tjera”, - tha Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos