Manastirliu nga Spitali i Traumës: 8 persona në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 10:48 | Aktualitet
Manastirliu nga Spitali i Traumës: 8 persona në gjendje të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës dha detaje mbi personat që po trajtohen në spital.

“Janë 8 persona në gjendje të rëndë që po trajtohen në terapi intensive. Po vlerësojmë edhe mundësinë që të marrin trajtim më të specializuar në Itali. Kemi dy raste për të cilat po presim vlerësimin dhe përgjigjen nga partnerët italianë”, deklaroi ministrja.

“Dua të garantoj që puna që është bërë nga mjekët në Tiranë dhe Durrës është një punë e jashtëzakonshme profesionale, por duam që të mos mungojë asgjë dhe nëse është e nevojshme, të sigurojmë trajtim edhe më të specializuar se në Shqipëri”, tha Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos