Dy ndeshje pezullim dhe 20 mijë euro gjobë për Conte-n

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 15:39 | Futboll
Dy ndeshje pezullim dhe 20 mijë euro gjobë për Conte-n

Dy ndeshje pezullim dhe gjobë prej 20 mijë eurosh. Ky është ndëshkimi për Antonio Conte-n, trajnerin e Inter që do të humbasë në këtë mënyrë derbin e Milanos në Kupë, mbrëmjen e sotme.

Në ndeshjen ndaj Udinezes, ndaj të cilëve Interi nuk arriti të fitojë, Conte pati pakënaqësi për gjykimin dhe nervozizmi kundrejt arbitrit kryesor, çoi në marrjen e kartonit të kuq.

Për këtë arsye, vjen dhe dënimi për numrin një të stolit zikaltër, që do të kthehet në pankinë më 5 shkurt, në transfertën kundër Fiorentinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos