
Për herë të parë që nga viti 2011, PSG ka pësuar 3 humbje radhazi. Skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier është mundur të mërkurën e kaluar 2-1 nga Marseille (Kupa e Francës), të shtunën 3-1 nga Monaco (kampionat) dhe dje 1-0 nga Bayern Munchen (Champions).
Hera e fundit që kishte ndodhur një seri kaq negative ka qenë nëntori i vitit 2011, pak muaj pas blerjes së klubit nga pronarët nga Katari. Atëherë, trajner ishte Antoine Kombouaré, që u shkarkua një javë më vonë dhe u zëvendësua me Carlo Ancelotti.
Përveç rekordit negativ, fillimi i vitit për PSG ka qenë i ndërlikuar, pasi brenda një muaji e gjysmë ka humbur më shumë ndeshje (5) sesa në të gjithë vitin 2022, ku pësoi vetëm 4 humbje. (A2 Televizion)