Caktohet trajneri i ri i ekipit të Brazilit

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 19:06 | Futboll
Caktohet trajneri i ri i ekipit të Brazilit

Ndonëse përkohësisht, Ramon Menezes do të jetë drejtuesi i ri i kombëtares braziliane të futbollit, që le pas në këtë mënyrë zhgënjimin në Botërorin e Katarit me teknikun Tite.

50-vjeçari ka drejtuar më herët ekipin e U20 të Seleçao, me të cilin ka fituar dhe Kampionatin e Amerikës së Jugut për këto mosha.

Zyrtarizimi erdhi pas një takimi që Menezes zhvilloi me presidentin e Federatës së Futbollit, Ednaldo Rodrigues. Takimin e parë në këtë detyrë të rëndësishme ai do ta nisë në përballjen miqësore me Marokun më 25 mars.

Ndërkohë, ëndrra e madhe e drejtuesve të futbollit brazilian quhet Carlo Ancelotti, por trajneri italian do e mbyllë sezonin te Reali i Madridit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos