
Është ende 21 vjeç, por ka arritur të fitojë Kupën e Botës, ka qenë në garë për Topin e Artë dhe është në qendër të vëmendjes. Megjithatë, Kylian Mbappe mbetet një njeri i thjeshtë dhe realist.
“Sezonin e kaluar, e kuptova se mund të sfidoja për “Topin e Artë”. Por para meje ishte Messi. Unë shënoja dy gola, ai shënonte tre, unë shënova tre dhe ai shënoi katër. Ishte çmenduri”, është shprehur kampioni francez në një intervistë të fundit për “France Football”.
Më tej, sulmuesi i PSG tregon se kishte folur me shokun e tij te Franca, Ousmane Dembele, i cili I kishte konfirmuar se argjentinasi e ndiqte atë.
“Ishte diçka e bukur që dikush si Leo të merr në konsideratë”, është shprehur Mbappe. (A2 Televizion)