Protestat në Superkupë i kushtojnë shtrenjtë Bentancur

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 08:52 | Futboll
Protestat në Superkupë i kushtojnë shtrenjtë Bentancur

Protestat e ashpra në përfundim të finales së Superkupës i kanë kushtuar shtrenjtë mesfushorit të Juventus, Rodrigo Bentancur.

Futbollisti uruguajan është pezulluar me 3 ndeshje dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh për qëndrimin ndaj arbitrit kryesor dhe atij të katërt.

Bentacur u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas faullit që solli golin e tretë të Lazios, ndërkohë që futbollisti kërkoi sqarime të tepruara te dy arbitrat, e duke përdorur gjuhë të ashpër.

Mesfushori do të humbasë takimet me Cagljarin, Romën dhe Parmën. Ndërkohë, u gjobitën me 5 mijë euro edhe drejtuesit bardhezinj Fabio Paratici e Pavel Nedved për sjellje jo korrekte me gjyqtarinë brenda stadiumit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos