Talentin norvegjez e kërkojnë të gjithë, Raiola shtyn Haland drejt Juves

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 11:59 | Futboll

Zhgënjimin në finalen e Superkupës, Juventus kërkon ta lërë pas duke u fokusuar tek merkato. Bardhëzinjtë janë hedhur në sulm për yllin norvegjez, Erling Haland që kërkohet edhe nga shumë emra të mëdhenj të futbollit.

 Sulmuesi i Salzburg është zbulimi i këtij sezoni ndërsa ka realizuar 28 gola në 22 takime, ndërkohë që sipas mediave italiane, 19-vjeçari ka zgjedhur Juventusin pas insistimeve të vazhdueshme të agjentit Mino Raiola.

Erling Haland

Dortmund apo Junajtid paraqitën ofertat e tyre ishte pikërisht Raiola ai që ndërpreu bisedimet për ta ofruar në Torino. Operacioni mund të mbyllet për shumën e 30 milion eurove, plus bonuset. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos