Manifestim i serbëve pro luftës në Ukrainë: Vuçiç na tradhtoi

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 22:31 | Ballkani
Manifestim i serbëve pro luftës në Ukrainë:

Qindra qytetarë serbë kanë dalë në një manifestim mbrëmjen e së premtes në Beograd për të mbështetur Rusinë në aktin e saj për të ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë.

Protestuesit, pjesa më e madhe e të cilëve ishin përfaqësues të ekstremit të djathtë, lëshuan mesazhe mbështetëse në favor të presidentit Putin.

Gjatë manifestimit pati thirrje edhe kundër Aleksandër Vuçiç, i cili mbështeti në OKB rezolutën që dënonte invazionin rus në Ukrainë.

Protestuesit më pas marshuan drejt ambasadës ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos