
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, përkrah ministrit të Punëve të Brendshme, Blendi Çuçi, ku kanë bërë analizën e punës së dikastereve që ata drejtojnë për vitin që sapo lamë pas.
Sipas Manjës, një nga arritjes kryesore të Ministrisë së Drejtësisë ishte miratimi i Hartës së re Gjyqësore, ndërsa prioritet, sipas tij, mbetet zbatimi i mëtejshëm i saj gjatë këtij viti ku sapo kemi hyrë.
Një tjetër çështje me rëndësi, sipas Manjës, është edhe procesi i Vetingut dhe përmbyllja e tij me sukses.
Po ashtu, Manja përmendi edhe rritjen e kuotave të kandidatëve për në Shkollën e Magjistraturës.
Prioritet tjetër i rëndësisshëm për vitin 2023, sipas ministrit Manja, është edhe lehtësimi i stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë.
"Edhe sistemi noterial është në fokusin tonë, ku është bërë dhe do të vijojë filtrimi i noterëve në sistem, ku kujtojmë se deri më tani kemi hequr 10 licenca dhe janë në proces hetimi 7 të tjera, që mund t’u hiqet licenca." (A2 Televizion)
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja