
Takimi i thirrur nga kryeministri Rama me krerët e partive politike të Maqedonisë së Veriu nisi prej orës 19:00.
Ishte kreu i qeverisë që mbërriti i pari në Vilën Qeveritare për të pritur Ali Ahmetin e BDI, Menduh Thaçin e PDSH-së, Arben Taravarin e Aleancës dhe Afrim Gashin e Alternativës. I fundit që mbërriti në takim ishte pikërisht kreu i BDI, Ali Ahmeti.
Në takimin e thirrur mungoi Bilal Kasami i Lëvizjes Besa.
Kryeministri Edi Rama postoi thjesht një fotografi në tavolinë me liderët shqiptarë, duke uruar “një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë”.
Zyra e informacionit në Kryeministri ndërkohë ka zgjedhur të jetë e rezervuar me informacionet lidhur me arsyen dhe tematikat e diskutimit. (A2 Televizion)