Rezoluta e PPE për Shqipërinë: Dialog për krizën, sa më shpejt institucionet e drejtësisë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 19:38 | Politikë
Rezoluta e PPE për Shqipërinë: Dialog për krizën, sa

Partia Popullore Europiane (PPE) miratoi një rezolutë në lidhje me krizën politike në Shqipëri, ku nxit të gjitha palët ta tejkalojnë atë përmes dialogut.

PPE shpreh nevojën urgjente për të rikthyer funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe pret një vendim të shpejtë mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Reforma Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR duhet të jetë konsensuale, ndërsa blerja e votave dhe përfshirja e krimit në zgjedhje cilësohet e papranueshme nga PPE, që kërkon rezultate nga hetimi mbi politikanët dhe zyrtarët e përfshirë në këto akte.

Partitë simotra të demokratëve shqiptarë apelojnë për zbatim të ligjit të dekriminalizimit dhe nxisin ngritjen e SPAK, Prokurorisë Speciale Antikorrupsion.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos