Muçi ikën nga Kushtetuesja, Meta tërhiqet nga mbrojtja pas vendimit të vetting-ut

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 13:30 | Politikë
Muçi ikën nga Kushtetuesja, Meta tërhiqet nga mbrojtja pas

Festa e Besnik Muçit për emërimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese zgjati pak ditë. I vetmi emër që u përzgjodh sipas një procedure të pakontestuar nga asnjë palë, la detyrën me kërkesë të Presidentit, pasi nuk kaloi dot vetting-un për mosjustifikim të pasurisë.

https://a2news.com/2019/11/22/meta-njofton-konference-te-jashtezakonshme-per-shtyp/

Ishte vetë Meta që kërkoi tërheqjen e Muçit nga Gjykata Kushtetuese, sipas një njoftimi të Presidencës: “Presidenti Meta i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues”.

Mësohet se Muçi paralajmëroi një padi në gjykatat ndërkombëtare, por ditët e tij si gjyqtar i Kushtetueses tashmë kanë mbaruar.

https://a2news.com/2019/11/21/muci-kpa-nuk-ka-kompetence-mbi-anetarin-e-gjykates-kushtetuese/

Ndërkohë, nuk është e qartë se përse Presidenti ndryshoi qëndrim ndaj të përzgjedhurit të tij. Një ditë më parë e kishte mbrojtur atë nga shkarkimi i Komisionit të Vetting-ut.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/22/presidenti-cakton-daten-e-shortit-per-zgjedhjen-e-anetareve-te-rinj-te-ked/
https://a2news.com/2019/11/22/dje-kpa-e-shkarkoi-nga-detyra-muci-shkon-ne-gjykaten-kushtetuese/
https://a2news.com/2019/11/21/vendimi-per-mucin-klp-pas-vettingut-humbet-edhe-statusin-e-prokurorit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos