Panik te "Kongresi i Lushnjës", prindërit: Duam siguri për shkollën pas tërmetit

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 17:40 | Sociale

Pas rastit tek “Emin Duraku” edhe  prindërit e shkollës “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë përfshihen nga frika dhe paniku. Pasi janë njohur me ketë akt konstatimi të datës 3 dhjetor, ku Instituti i ndërtimit e ka shpallur shkollën të pabanueshme pas tërmetit, prindërit kërkojnë sqarime për sigurinë e objektit.

Pas rihapjes së shkollave në Tirane edhe tek “Kongresi i Lushnjës” nisi mësimi, por prindërit nuk janë njohur me ekspertizën e dytë që e shpall objektin të parrezikshëm. Deri në publikimin e këtij akti, prindërit thonë se nuk do t’i dërgojnë  fëmijët në shkollë.

Nga drejtoria e shkollës dhe nga Ministria e Arsimit nuk ka asnjë reagim për këtë çështje. Por burime zyrtare nga bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se pas 3 dhjetorit, shkolla i është nënshtruar riparimeve të dëmeve.

Pas përfundimit të tyre objekti është certifikuar serish dhe sipas Bashkisë është i sigurt për të zhvilluar procesin mësimor.

Pas kësaj proteste, Instituti i Ndërtimit publikoi akt-konstatimin ku thuhet se shkolla nuk ka dëme nga tërmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos