Ekipi i NBA pezullon yllin e tij, shpërndau linkun e filmit antisemit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 22:53 | Sporte të tjera

Kyrie Irwing është një nga organizatorët me të mirë të NBA, ka fituar titullin në vitin 2016 me Cavaliers, medaljen e arit në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiro në 2016, shtatë herë ka marrë pjesë në All-Star Game. Ekipi i tij i Brooklyn Nets e vlerëson për këtë, duke e paguar rreth 35 milionë dollarë në sezon.

Por tashmë 30 vjeçari amerikan i lindur në Australi do të përballet me një pezullim të gjatë të paktën 5 ndeshje, i vendosur nga vetë drejtuesit e ekipit të basketbollit pas një episodi që ka shkundur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara.

Irwing, personazh i dashur në “parket” por i diskutuar për mbështetjen ndaj teorive komplotiste, ka shpërndarë  në një postim në Twitter prezantimin e filmit "Hebrews to Negroes: Wake Up Black America", i karakterizuar nga një përmbajtje antisemite, deri në mohimin e Holokaustit.

Shpërndarja e filmit nga Irwing shkaktoi reagimin e fortë edhe të vetë fansave në Bruklin, lagje e Nju Jorkut ku prania e komunitetit hebre është tejet domethënëse.

Fillimisht ekipi dhe basketbollisti deklaruan se do të dhuronin së bashku rreth 1 milionë dollarë për organizatat antiraciste, dhe gjithçka dukej e kaluar.

Por pezullimi erdhi më vonë nga refuzimi i Irwing për të kërkuar të paktën falje.  “Nuk dëshiroja të shkaktoja dëme, por fundja nuk jam unë autori i filmit”, deklaroi ai.

“Fakti që ai nuk ka mohuar ndjenjën antisemite kur kishte rastin për ta bërë, është shqetësuese dhe shkon kundër vlerave të ekipit tone”, u përgjigj me një deklaratë të prerë ekipi i Brooklyn.

Mbështetës i teorive antivax, Irwing në sezonin e kaluar nuk ishte i pranishëm në pjesën më të madhe të ndeshjeve, nga refuzimi për t’ iu vaksinuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos