Mark Marku do të jetë drejtues politik i PD-së në Lezhë

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 10:36 | Politikë
Mark Marku do të jetë drejtues politik i PD-së në Lezhë

Mark Marku do të jetë drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka caktuar pedagogun e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, drejtues politik të këtij qarku.

Prej gati 10 vitesh, që nuk ishte pjesë e Kuvendit, Marku rikthehet në politikën aktive. Ai ishte pjesë e Komisionit të vlerësimit për përzgjedhjen e kandidatëve në PD, ku pati dhe debate për lënien jashtë të disa figurave kryesore të PD-së, mes tyre Tritan SShehu dhe Ervin Salianji.

Përballë tij në Lezhë, Marku do të ketë ish-ministren e Arsimit, aktualisht deputeten e PS-së, Lindita Nikolla.

Deri tani, Lulzim Basha ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe. Durrësi do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në Shkodër do të jetë Helidon Bushati, në Elbasan, Gazmend Bardhi, në Fier, Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë, Bujar Leskaj.Ndërkohë, mbeten ende qarqe të tjera për t'u plotësuar.

Partia Demokratike shkon në zgjedhjet e 25  prillit pas akti të paprecedentë, me djegien e mandateve në shkurt të 2019-ës. Të djathtët kërkojnë rrotacionin politik, përballë të majtëve që kërkojnë një mandat të tretë në krye të qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos