Marku: Kam dëshmuar mjaftueshëm se nuk kam varësi nga politika

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 10:21 | Politikë
Marku: Kam dëshmuar mjaftueshëm se nuk kam varësi nga politika

Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, doli sot përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për t’u intervistuar si kandidate për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në fillim, Marku prezantoi veten duke thënë: “Kam hetuar çështje për gjakmarrje dhe hakmarrje, të gjitha kanë përfunduar me fajësi dhe sukses. Të gjitha veprimet proaktive edhe për dy çështje trafiqesh janë kryer aty. Shumë prej çështjeve sensitive janë trajtuar me kujdes dhe do të jetë me siguri SPAK që do t’i marrë nën hetim”.

Marku shtoi se ka “vepruar në një terren pa institucione për një vit”, duke shtuar se nëse do të zgjidhet për mandatin, “sfidat do të jenë të mëdha”.

https://a2news.com/2019/11/12/kreu-i-klp-brenda-14-dhjetorit-shqiperia-behet-me-prokuror-te-pergjithshem-te-ri/

Marku prezantoi edhe vizionin e saj për prokurorinë: “Dua një prokurori të pavarur dhe përgjegjshmëri. Rritjen e aksesit të publikut pa cenuar sekretin hetimor”.

Në intervisë, zonja Marku u pyet për takimin me kryeministrin Edi Rama, takim të cilin e shpjegoi kështu: “Ka patur disa takime me Edi Ramën. Dhe qëllimi i këtij takimi që ju i referoheni ka të bëjë me protestat e dhunshme në atë periudhë. Nuk ka një marrëdhënie të tillë mes kreut të ekzekutivit dhe Prokurorit të Përgjithshëm, por situata emergjente që vinte nga dhuna e ushtruar ndaj institucioneve çoi në këtë takim. Unë kam punuar në kushtet e një presioni të madh politik dhe mediatik. Unë kam dëshmuar mjaftueshëm se nuk kam varësi nga politika”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos