
Kastriot Robo, kandidati për ambasador në Turqi, ishte në Komisionin e Politikës së Jashtme për një seancë dëgjimore.
Përpara anëtarëve të komisionit, diplomati i karrierës shpalosi prioritetet e tij në krye të diplomacisë shqiptare në Turqi, ku u ndal te diplomacia ekonomike dhe ajo publike.
E pyetur nga kryetarja e komisionit, Mimi Kodheli, për mundësinë e sjelljes së eshtrave të Sami Frashërit në Shqipëri, Robo tha se do ta vendosë në axhendën e prioriteteve të tij, pavarësisht se e quajti mision të vështirë, por jo të pamundur.
Kastriot Robo është një diplomat karriere prej më shumë se 30 vitesh. Ai ka shërbyer si ambasador në Greqi, në Mbretërinë e Bashkuar, në Spanjë e në Danimarkë. (A2 Televizion)