 - 1929 – Lindi aktori kanadez Christopher Plummer. Ai u bë i famshëm me rolin e tij në filmi “Beginners”, për të cilin ka fituar një çmim Oskar, si aktori më i mirë joprotagonist. 
 - 1951 – Margaret Thatcher u martua me Denis Thatcher në City Methodist në Londër. 
 - 1959 – Arqipeshkvi Makarios u bë presidenti i parë i Qipros. 
 - 1974 – Malta u shpall republikë. 
 - 1983 – Turgut Ozal zgjidhet kryeministër i Turqisë, pas 30 vjet sundimi ushtarak. 
 - 1996 – Kofi Annan u zgjodh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. 
 - 2002 – Bashkimi Evropian shpalli se Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia do të bëhen anëtare, që nga 1 maji i vitit 2004. 
 - 2003 – Ish-presidenti irakian Saddam Hussein kapet në afërsi qytetin e tij të lindjes, Tikrit, i fshehur nën tokë. Ai u tradhtua nga personi që e kishte fshehur. 
Kalnendari historik, 13 dhjetor. (A2 Televizion)
              	  		Galeria fotografike ( )
              	  	
				     
                                           
 
 
 
 
 
 
 
 
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                   
 
						                    
						                    
						                   