Të martën, Presidenti amerikan Donald Trump organizoi një tubim në Hershey, Pensilvani. Ndërsa ai vetë kishte zgjedhur një kostum blu duke mos dalë nga klasikja, mbështetësit e tij kishin shfrenuar fantazinë, duke e portretizuar Presidentin herë si Rocky Balboa, herë si pjesëtar të bandës së motoçiklistëve në serialin Sons Of Anarchy.
Të tjerë kishin zgjedhur që me mesazhet në veshjet e tyre të sulmonin kundërshtarët e Trump, si kandidati demokrat për President, Joe Biden, ose përfaqësuesen e Kongresit, Alexandra Ocasio Cortez. (A2 Televizion)