1870 – Joseph H. Rainey nga Karolina Jugore u bë kongresmeni i parë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. 1911 – Britanikët vendosin që kryeqyteti i Indisë të transferohet nga Kalkuta në Delhi. Kur britanikët ikën nga India, në vitin 1947, Nju Delhi u bë kryeqyteti i vendit dhe selia e qeverisë indiane. 1915 – Në Hoboken, New Jersey, lindi Frank Sinatra, fëmija i vetëm i emigrantëve italianë. Sinatra filloi të kënduarit në moshën 8 vjeçare, duke qëndruar në hyrje të bareve dhe klubeve të natës në Hoboken. Thuhet se Sinatra e kishte mësuar muzikën me të dëgjuar, ai nuk i njihte notat, kurrë nuk mësoi të lexonte partiturat. Sinatra shkroi, kompozoi, e regjistroi rreth 1 mijë e 500 këngë. 1939 – U nda nga jeta Nikolla “Kol” Idromeno, piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, muzikant, kompozitor këngësh popullore, operatori i parë i filmave dokumentarë në Shqipëri, që më 1912. Në vitin 1970 – Lindi aktorja amerikane Jennifer Connelly. Ajo mbahet mend për interpretimin në filmin “Beautiful mind” në krah të Russell Crowe. 1990 – Themelohet Partia Demokratike e Shqipërisë, partia e parë opozitare në sistemin pluralist.
Kalendari historik, 12 dhjetor. (A2 Televizion)