Masakra në teatër, Zelensky: 130 të mbijetuar, me qindra nën rrënoja

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 18:32 | Bota
Masakra në teatër, Zelensky: 130 të mbijetuar, me qindra nën

Në një deklaratë këtë të premte, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli për masakrën e Mariupoli ku forcat ruse bombarduan një teatër në të cilin strehoheshim me qindra civilë.

Zelensky tha se deri më tani janë gjetur 130 të mbijetuar, ndërsa shtoi se bombardimet nga forcat ruse vazhduan të pengonin autoritetet që të krijonin korridore efektive humanitare në Mariupol.

https://a2news.com/2022/03/16/ruset-bombardojne-teatrin-ne-mariupol-ku-strehoheshin-qindra-civile/

"Më shumë se 130 njerëz janë shpëtuar. Por qindra banorë të Mariupolit janë ende nën rrënoja", tha Zelenski.

Ai premtoi gjithashtu se operacionet e shpëtimit në Mariupol do të vazhdojnë pavarësisht bombardimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos