Masat kundër pandemisë, Izmira Ulqinaku: E paimagjinueshme! Hiqet ekipi i mjekëve nga Hani i Hotit

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 13:41 | Politikë
Masat kundër pandemisë, Izmira Ulqinaku: E paimagjinueshme! Hiqet

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku, në postimin e fundit në rrjetet sociale denoncon se orët e fundit është hequr ekipi i mjekëve që kontrollonte për temperaturë apo simptoma personat që hynin në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Sipas ish-deputetes demokrate, heqja e mjekëve nga pika e kalimit kufitar është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kjo tregon edhe njëherë keqmenaxhimin e qeverisë për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“Grupin e mjekëve, të vendosur pranë pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit, portës kryesore tokësore që lidh Shqipërinë me Evropën, e kanë larguar. Tani mund të hyjë pa u kontrolluar kushdo që është bartës i virusit Covid-19. Në një situatë të tillë jemi vetëm në dorën e bartësit, nëse do të ketë mirësinë të vetëdeklarohet se është i tillë dhe se do të vetëkarantinohet. Cfarë absurdi!

Ky është shembulli më i qartë se çfarë keqmenaxhimi i është bërë dhe po i bëhet  kësaj situate, ku më shumë se me virusin po përballemi me këtë perversitet kryeministror”, shkruan Ulqinaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos