"Mashtruesit financiarë", Civici: Manual për t’u ndërgjegjësuar e mos u kthyer në viktimë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 20:16 | Ekonomi
"Mashtruesit financiarë", Civici: Manual për t’u

 “Mashtrimi”, me gjithë format apo mënyrat i ka rrënjët aq të thella aq sa vetë njerëzimi. Ndër vite, duke iu përshtatur ndryshimeve sociale, ekonomike e politike, ai ka pësuar “mutacione”, por efekti për të infektuar individë në veçanti e shoqëri në përgjithësi ka mbetur i njëjtë.

Pikërisht, për të këshilluar e ndërgjegjësuar njerëzit që të mos joshen nga forma e bukur, akademiku dhe studiuesi Adrian Civici vjen me botimin “Mashtruesit Financiarë, Nga Ponzi te Madoff”.

Synimi kryesor i tij është rritja e edukimit dhe njohurive financiare e monetare, e ndërgjegjësimit të gjithkujt kundrejt ofertave joshëse e përfshirjes në skema të ndryshme mashtruese financiare.

Referuar ngjarjeve që zhvillohen në libër, e njëherazi historisë në rrafshin më të gjerë, një viktimë  mashtrohet kryesisht nga mungesa e njohurive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos