Maturantët e Durrësit dhe Tiranës dalin në protestë, bllokojnë rrugën

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 12:04 | Aktualitet

Një ditë pas provimit të matematikës, maturantët e kryeqytetit po protestojnë para Ministrisë së Arsimit duke bllokuar edhe qarkullimin në rrugën e “Durrësit”.

Ata pretendojnë se teza ishte shumë e vështirë dhe se nuk kishin asnjë tolerancë pavarësisht situatës së pazakontë të mësimit online, për shkak të pandemisë.

Edhe maturantët e shkollave të Durrësit janë mbledhur përpara Drejtorisë Rajonale Parauniversitare dhe do të marshojnë më pas në të gjithë qytetin, pasi pretendojnë se testi i matematikës ka qenë në një nivel të lartë vështirësie dhe kërkojnë ulje të tavanit të pikëve.

Protesta të ngjashme po zhvillohen po ashtu në Korçë dhe në Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos