Në Durrës, mesha e shenjtë e Krishtlindjes u zhvillua në Kishën Katolike “Shën Luçia”, ku morën pjesë qindra besimtarë.
Në Korçë, një qytet me traditë të besimtarëve ortodoksë, mesha e shenjtë u mbajt në katedralen “Ringjallja e Krishtit”.
Kisha ortodokse Shën Theodhori ka mbledhur në meshë qindra besimtarë në qytetin e Vlorës.
Shkodra e besimtarëve katolikë ka mbajtur meshën e shenjtë në katedralen e qytetit.
Kisha katolike Shën Piu i 10 ka mbajtur meshën e shenjtë për besimtarët katolikë në qytetin e Elbasanit. (A2 Televizion)