Mbërrin në zyrën e Bashës emri i kandidatit për bashkinë e Vorës, pritet zyrtarizimi

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 21:25 | Politikë
Mbërrin në zyrën e Bashës emri i kandidatit për

Dega e Partisë Demokratike në Vorë ka propozuar emrin e kandidatit për zgjedhjet lokale të 6 marsit për bashkinë e Vorës.

Mësohet se anëtarët e degës së Vorës kanë propozuar Ymer Markun, ish-drejtues i komunës Bërxullë, tashmë pritet zyrtarizimi i tij nga kryesia e Partisë Demokratike.

Deri tani, degët e PD kanë propozuar 4 kandidatë nga 6 që do të zgjidhen për 6 marsin. Xhemal Bushati është propozuar për kandidat për kryetar të bashkisë së Shkodrës. Luan Hoti në Dibër dhe Ferdinant Saraci në Rrogozhinë.

Nëse do të zyrtarizohet nga kryesia e PD, Ymer Marku do të ketë përballë në zgjedhjet lokale Lulzim Vranën nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” dhe Blerim Shera nga PS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos