Meta: Kosova shembull i shkëlqyer, qytetarët morën në dorë të ardhmen e tyre

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 11:44 | Politikë
Meta: Kosova shembull i shkëlqyer, qytetarët morën në

Presidenti Ilir Meta ka uruar përmes një deklarate në rrjetet sociale qytetarët e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të ditës së djeshme, të cilësuara si “një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik”.

Meta përgëzoi klasën politike kosovare “për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare”, duke nënvizuar se qytetarët “sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos