Mbetën në mes të detit me pedalon, policia shpëton 4 persona

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 09:24 | Aktualitet
Mbetën në mes të detit me pedalon, policia shpëton 4 persona

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Delta Forcën iu ka ardhur në ndihmë 4 pushuesve, 2 prej të cilëve të mitur, të cilët kishin mbetur në mes të detit me një pedalon pranë Ksamilit.

Era e fortë dhe dallgët e larta e bënë të pamundur daljen në breg dhe për këtë arsye, 4 personat që udhëtonin në pedalon kërkuan ndihmë.

Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 personat janë shpëtuar dhe u nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë, të kërkojë ndihmë dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos