
Toto Cutugno pritej të vizitonte Vlorën këtë verë, por ditën e sotme u bë e ditur se këngëtari i njohur italian është ndarë nga jeta.
Pas lajmit të ndarjes nga jeta, përpos vizitës në Vlorë, kryeministri Edi Rama në një reagim në mediat sociale shprehet se këngët e tij do të mbeten gjithnjë në zemrat e shqiptarëve.
Ishe një Italian i madh, i vërtetë, ne do të takoheshim këtë verë në Vlorë por Zoti vendosi që të të linte që të pushoje në paqe, ndërkohë që këngët e tua do të mbeten gjithnjë të regjistruara në zemrat e shumë shqiptarëve. Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno, ishte një privilegj të jetoje në të njëjtën kohë me një legjendë si ti.
Edi Rama, Facebook
Cutugno u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare pasi luftoi gjatë me një sëmundje dhe gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar në muajt e fundit. Ai ishte i shtruar prej disa javësh në një spital të Milanos. (A2 Televizion)