Zjarr në masivin me pisha në Kurbin, flakët po përhapen me shpejtësi, mobilizohen efektivë, helikopter dhe zjarrfikëse

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 16:58 | Aktualitet

Një zjarr i madh ka përfshirë masivin me pisha pranë qytetit të Laçit, në Bashkinë e Kurbinit, ku situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes me shpejtësi të flakëve. Për shuarjen e zjarrit Ministria e Mbrojtjes njofton se janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrfikëse të FA dhe 4 mjete zjarrëfikëse nga MZSH Kamëz, Lezhë dhe Mirditë.

“Situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

https://youtu.be/ihIYGUURZp8

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se Policia e Shtetit ka ndalur në flagrancë njërin nga autorët e kësaj zjarrvënie

“Në Bashkinë Kurbin, në masivin me pisha pranë qytetit të Laçit, kemi një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti. Ndërsa forcat zjarrfikëse të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë, edhe Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur për në Laç. Policia e Shtetit ka ndalur në flagrancë njërin nga autorët e kësaj zjarrvënie (shtetasi V.H. 41 vjeç)”, njofton Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos