
Kjo ishte situata në datën 10 gusht të këtij viti në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Kukës.
20 ditë më pas, situata vijon të mbetet e njëjtë. Retë e tymit dhe djegia vijon edhe pse jo me intensitetin e ditës së parë.
Banorët e zonës shprehen se tymi i përditshëm u ka vështirësuar jetesën dhe po u shkakton probleme në frymëmarrjen.
Shefi i repartit zjarrfikës duket se është dorëzuar përballë kësaj situate, pasi me mjetet që ka në dispozicion, nuk mund të shuajë plotësisht vatrën.
Sipas tij, zgjidhja e vetme është mbulimi i vatrës me dhera, gjë të cilën nuk mund ta kryejë reparti zjarrfikës por bashkia.
Ndërsa banorët më shumë se tek angazhimi i bashkisë, janë me shpresë që reshjet e shiut që pritet të përfshinë Kukësin të bëjnë atë që prej 20 ditësh nuk po e bëjnë dot ato që paguhen me taksat e qytetarëve kuksianë. (A2 Televizion)