Mbi 2 mijë viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 20:21 | Ballkani
Mbi 2 mijë viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

46 viktima dhe 504 raste të reja nga Covid-19. Ky është bilanci tragjik I 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet njoftuan se qyteti më i prekur vijon të mbetet Shkupi me 174 infeksione ditore.

Lajmi i mire është se 731 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në afro 70 mijë, kurse i viktimave 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos