Mbi 350 viktima në 24 orë nga koronavirusi në Itali

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 17:30 | Bota
Mbi 350 viktima në 24 orë nga koronavirusi në Itali

Ulet numri i infeksioneve ditore dhe i vdekjeve në Itali.

Sipas autoriteteve italiane, në 24 orët e fundit vendi fqinj regjistroi 15104 raste të reja, ndërkohë që dje ishin mbi 16 mijë.

Në 24 orët e fundit ka pasur 352 vdekje për një total prej 68,799 fatalitetesh që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, vendi do të mbyllet pothuajse totalisht nga data 24 deri në 6 janar, gjë që ka përshpejtuar blerjet e fundvitit për italianët, me skena grumbullimesh që shqetësojnë ekspertët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos