Mbi 5000 viktima nga tërmeti në Turqi e Siri

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 11:10 | Bota

Të paktën 5021 persona kanë humbur jetën nga dy tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën. Sipas shifrave më të fundit zyrtare, në Turqi numri i viktimave ka arritur në 3419.  

Zv.presidenti turk, Fuat Oktay, tha në një dalje televizive se numri i të plagosurve ka arritur në mbi 20 500.

Deri tani, janë 11 mijë godina të dëmtuara, tha Orhan Tatar, një zyrtar i Autoritetet të Emergjencave Civile. Në terren po punojnë rreth 25 mijë persona.

Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në mi 1600, sipas shifrave zyrtare në zonat e kontrolluara nga qeveria, si dhe rebelët e opozitës. Gjithashtu, në vend raportohet për mbi 3600 të plagosur. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/07/me-keq-se-bombat-e-asadit-termeti-nje-tjeter-goditje-per-sirine-martire/
https://a2news.com/2023/02/06/gruaja-sjell-ne-jete-femijen-ne-rrenojat-e-termetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos