Në të gjithë vendin tonë janë kryer 664,452 vaksinime deri më tani në vendin tonë, prej të cilave 212,418 janë doza të dyta. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, teksa shpreh mirënjohjen për vaksinatoret e përfshira në këtë proces.
“Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve. 664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta. Në foto, vaksinatoret në Pukë, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë”, shkruan Manastirliu.
Objektivi i qeverisë shqiptare është që të arrijë 1 milion qytetarë të vaksinuar brenda muajit qershor, kohë kjo kur nis edhe sezoni turistik. Ndërkohë priten doza të tjera vaksinash në vend, ndërsa numri i të infektuarve është ulur ndjeshëm. (A2 Televizion)