Núñez i përgjigjet kritikëve me 4 gola

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 07:28 | Futboll
Núñez i përgjigjet kritikëve me 4 gola

Blerja më e shtrenjtë e historisë së Liverpool është zhbllokuar më në fund. Pas paraqitjeve të dobëta në miqësoret kundër Manchester United dhe Crystal Palace, ku mori shumë kritika në rrjetet sociale dhe nga specialistët e futbollit në Angli, Darwin Núñez u përgjigj në fushë.

Në miqësoren ndaj Leipzig, uruguajani hyri në pjesën e dytë në lojë dhe shënoi plot 4 gola.

Liverpool do të nisë zyrtarisht sezonin e ri me ndeshjen kundër Manchester City, të vlefshme për Community Shield, më 30 korrik. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=bw77BEe5EAQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos