Tirana, Orges Shehi gjen zëvendësuesin e ndihmësit të tij

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 07:18 | Futboll
Tirana, Orges Shehi gjen zëvendësuesin e ndihmësit të tij

Tirana e ka gjetur zëvendësuesin e Kristi Vangjelit, që me shumë gjasa do të jetë Artan Karapici.

Për trajnerin Orges Shehi, Karapici është një njohje e vjetër, pasi përveçse kanë luajtur bashkë, janë dhe të dy nga Durrësi e së bashku mund të formonin një dyshe të mirë drejtimi për bardheblutë.

Karapici është ndihmësi i radhës i Shehit, pas Tetovës, Fagut dhe Vangjelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos