Mbrojtja ushtarake, SHBA i kërkon Koresë së Jugut të paguajë 500% më shumë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 16:11 | Bota
Mbrojtja ushtarake, SHBA i kërkon Koresë së Jugut të

Nëse dëshironi mbrojtje ushtarake, duhet të paguani më shumë. Kjo ishte fjalia kryesore e vizitës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, në Korenë e Jugut.

Duke vendosur theksin te kërcënimi që vjen nga regjimi i Koresë së Veriut, shefi i Pentagonit, i kërkoi Seulit që të shpenzojë më shumë për mbajtjen e trupave amerikane në gadishull. Ai paralajmëroi se nëse kërkesa refuzohet, Pekini dhe Peniani do të jenë përfituesit e vetëm.

“Kjo është një aleancë e fortë, por Koreja e jugut është një shtet i pasur dhe duhet të paguajë më shumë për të kompensuar koston e mbrojtjes”, tha Mark Esper, sekretar i Mbrojtjes i SHBA.

Esper i kërkoi Seulit fleksibilitet në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, për të lejuar përpjekjet diplomatike në gjetjen e një zgjidhjeje për programin bërthamor të Koresë së Veriut. Sipas burimeve të CNN, presidenti amerikan, Donald Trump i kërkon Koresë së Jugut që të paguajë deri në 500% më shumë në 2020, për të justifikuar mbajtjen e ushtrisë së SHBA-ve në këtë rajon. Rritja e shpenzimeve ka frustuar zyrtarët e Pentagonit dhe shqetësuar ligjvënësit Republikanë dhe Demokratë. Por nga ana tjetër, kërkesa e Trump ka zemëruar zyrtarët në Seul, ku liderët po vënë në dyshim përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për aleancën e tyre. Gjithashtu i druhen tërheqjes së forcave ushtarake nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, nëse nuk paguajnë shifrat e kërkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos