Mbyllet Festivali Ballkanik i Filmit në Pogradec, triumfon "Efekti i lumturisë"

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 11:18 | Aktualitet

Është përmbyllur me sukses dhe mes duartrokitjeve edicioni i 11-të i Festivalit Ballkanik të Filmit në Pogradec, i cili për 5 netë me radhë solli në kinema të hapur 40 prodhime ballkanike të regjisorëve nga më të vjetrit e deri te studentët. Për Eno Milkanin, një nga sukseset kryesore të çdo edicioni mbetet Pogradeci dhe publiku i tij.

Çmimi për Filmin më të mirë shkoi për "Efekti i lumturisë", nga regjisori Borjan Zafirovski, Maqedoni e Veriut. Kinematografia më e mirë shkoi në Kosovë me Aga's House, çmimin e të cilit e tërhoqi aktori Basri Lushtaku

Çmimet e tjera që u shpërndanë në këtë Festival ishin: Filmi më i mirë i shkurtër për Slloveninë, Best Balkan Spirit shkoi për My Lake të Gjergj Xhuvanit dhe Çmimi i Animacionit që shkoi për Turqinë.

Edhe në këtë edicion të pjesëmarrësit nga Ballkani u njohën me vendet më të bukura të Pogradecit dhe Korçës në kuadër edhe të promovimit të këtyre qyteteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos