Mbyllja e kolegjit turk, shtyhet seanca për shqyrtimin e sigurimit të padisë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 09:10 | Aktualitet
Mbyllja e kolegjit turk, shtyhet seanca për shqyrtimin e sigurimit të

Gjykata Administrative shtyn për më 7 tetor seancën e shqyrtimit të sigurimit të padisë të bërë nga kolegji “Mehmet Akif” kundër Këshillit të Ministrave për mbylljen e shkollës.

Seanca u shty për saktësimin e prokurës së përfaqësimit të avokatit të “Mehmet Akif” dhe kërkesën e tij për të qenë të pranishëm si palë edhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave.

Në këtë proces do të shqyrtohej kërkesa e kolegjit, pjesë e fondacionit “Gylistan”, për të mos zbatuar vendimin për heqjen e licencës deri në shqyrtimin e padisë në themel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos