715 raste në vit me kancerin e gjirit, thirrje për diagnostikim të hershëm

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 16:06 | Aktualitet
715 raste në vit me kancerin e gjirit, thirrje për diagnostikim

715 gra preken çdo vit nga kanceri i gjirit. Ne tetorin rozë, muajin e ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundje ekspertet bëjnë thirrje për diagnostikim të hershëm dhe kontrolle periodike.

225 gra humbin jetën çdo vit  në vendin tonë nga kanceri i gjirit. Ndërsa mesatarisht 2 gra çdo ditë preken nga ky kancer. Duket si sëmundje infektive por diagnostikimi i vonë dhe ndryshimi i stilit të jetës po çon në rritjen e rasteve më kancer gjiri dhe fataliteteve prej tij

“Vetëm për vitin 2021 kemi 715 raste të reja me kancer të gjirit. Kemi 5 vjet që jemi mbi 700 raste te reja çdo vit. Ndërkohë që në 2020kemi kapur më pak raste. Ky është një fenomen I raportuar në shumicën e vendeve të Europës. Viti I parë I pandemisë ndikoi në kapjen e më pak rasteve me këtë lloj kanceri”.

 Në kuadër të tetorit rozë, Ministria e Shëndetësisë ka hapur fashën e kryerjes së mamografisë për të gjitha gratë mbi 40 vjeç.

“Një në 8 gra diagnostikohet me kancer gjiri, prandaj është shumë e rëndësishmë që jo vetëm përgjatë tetorit, por përgjatë gjithë vitit gratë të jenë të sensibilizuara, të marrin pak nga koha e tyre për të kryer kontrollin periodik të gjirit. Për muajin tetor ne kemi vendos që të kemi një zgjerim të orarit të funksionimit të ekzaminimit të mamografisë”

Por përse kanceri i gjirit po merr përmasa të tilla në sëmundshmërinë e grave? Ekspertët thonë se nuk është vetëm faktori gjenetik. Ndryshimi i jetës riprodhuese dhe mënyra e ushqyerjes po ndikon në rritjen e rasteve me kancer të gjirit.

“Është fakt, është e provuar që në të gjitha vendet që ka urbanizim, fuqizim të gruas, ndryshim të stilit të jetesës rreth asaj që quhet jeta perëndimore, ka një rritje të riskut për  kancer të gjirit. Lindja e më pak fëmijëve ose moslindja e fëmijëve dhe disa fenomene si ardhja e hershme e menstruacioneve dhe menopauzës janë shkaqe për rritjen e rasteve me kancer të gjirit”

Ekspertët rekomandojnë kontrolle periodike. Ekoja e parë e gjirit mund të nisë  pas moshës 20 vjeç, ndërsa mamografia e parë pas të 40-ve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos